Deputeti Agron Gjekmarkaj ka sqaqruar para disa kohësh se arsyeja e mungesës së tij nga tryezat e diskutimeve në selinë blu me demokratët është Sali Berisha.
Ai tha se nuk do të jetë asnjëherë një deputet i Berishës, ndërsa shtoi se mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeajt.
Sot ky ish deputet i ndershëm demokrat antiberish ishte në garë për primare dhe …humbi
Ja si recitonte dikur:
“Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA. I bindur që Partia Demokratike nuk mund t’i rikthehet vlerave perëndimore me Sali Berishën në krye të saj, mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeaj”, u shpreh Gjekmarkaj.
Deputeti paralelizoi PD me Kabulin, duke cilësuar si talebanë pjesëtarët e “Rithemelimit” dhe si Ashrag Ghanin, Bashën.
Ai tha se sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit por kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit.
“Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues. Por, ata që ish- nënkryetari demokrat i quan pushtues, kanë vendosur të mos e njohin më Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj tha se nuk pajtohet me realitetin e ri në Partinë Demokratike dhe se distancohet nga sulmet që Berisha ka nisur ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.