Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian, ka bërë të ditur lajmin se diplomati Zef Mazi, do të jetë kryenegociatori i Shqipërisë, për procesin e integrimit europian. Kryeministri tha se negociatat janë hapur tashmë, dhe se qeveria është e fokusuar në kryerjen e punëve. Rama tha se është ngritur skuadra negociuese, dhe se në krye të saj, është caktuar Zef Mazi.
Mazi ka mbajtur disa herë detyrën e ambasadorit më parë. Së fundmi, ai ka qënë i angazhuar në Agjensinë Ndërkombëtarë Atomike në Vjene, ku ka realizuar edhe karrierë ndërkombëtare, duke punuar si staf i ngushtë i drejtuesit të kësaj agjensie të rëndësishme.
“Kemi ngritur grupin negociator, ka ardhur momenti që bëjmë të ditur edhe kryenegociatorin i cili është një personalitet, edhe pse nuk ka heziuar të kritkojë edhe qevrisë tonë, personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij në pozicione të ndryshme kur ka kryer misione të diplomacisë tonë, ambasadori Zef Mazi. Me një një grup të mirëpërzgjedhur do jenë regjia e betejes për negociatat, që zhvillohet në fushën e dijes dhe vullnetit për të cuar me shpejtësi para procesin në shumë drejtime”, tha Rama.