Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e Elbasanit ku truproja i sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, qëlloi për vdekje një mjek dhe politikan lokal.
Rama shkruan në “Twitter” se nuk duhet të humbasin qetësinë as durimin dhe as besimin se 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan Rama.