Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leçe të Italisë, ku një tentativë grabitje ka dështuar dhe ka përfunduar në vrasje.
Dy vëllezër shqiptarë kanë vrarë një ish-menaxher banke i dalë në pension, i cili ishte duke marrë para nga një ATM. Viktimë mbeti 69-vjeçari Giovanni Caramuscio, i cili u vra gjatë natës në Lequile, para një banke.
Sipas mediave italiane deri më tani janë dy vëllezër shqiptar të akuzuar për krimin e rëndë. Ata janë filmuar se teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid, por gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë.
69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij ndërsa identiteti i shqiptarëve është bërë me dije pas dëshmisë së saj para hetuesve. Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë prova të reja lidhur me ngjarjen.
Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka, pasi mendojnë se arma është hedhur aty. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.