Mesa duket ditën e sotme Blushi i Metës është zgjuar i tërbuar nga halli që e ka zënë presidentin se PD-LSI mund të humbasin zgjedhjet më 25 prill.
Në një shënim në facebook, teksa nuk e kamuflon më Metën si president por del hapur si opozitar, Iliri e porosit Blushin që të shkruajë që shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër b.andës, t.iranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.
Më tej Blushi në delir e sipër shkruan se Ilir Meta para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar.
“Respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave!
Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.
Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.
Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.
Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.
Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.
Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër b.andës, t.iranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.
Ilir Meta para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar.
Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!”– shkruan Blushi i Metës.