Të ndërtosh me pak kosto dhe të bësh një vepër arktitekturore nuk është e lehtë, pasi gjithmonë duhet synuar zhvillimi urbanistik i qytetit.
Konkursi ndërkombëtar “Tirana Multifunctional Center” ka shpallur tashmë fituesin e konkursit e saj, ku mes disa konkurrentësh u caktua se kush do të jetë ndërtuesi që do të realizojë projektin më të ri, mu në zemër të Tiranës.
Ky projekt do të sjellë në jetë godinën më të lartë në Tiranë.
“Cebra”, kompania nga Danimarka është përzgjedhur fituese e këtij konkursi ndërkombëtar për “Tirana Multifunctional Centre”, ku në ndërtimin e saj do të përdoret teknologjia më e fundit.
Përballë studiove OOda, Fuksas, JDG+, Shigeru dhe UN STUDIO, Cebra u shpall fituese e padiskutueshme, kjo si rezultat i vizionit të tyre bashkëkohor, që ishin përshtatur me zhvillimin urbanistik të kryeqytetit, banesat tradicionale dhe peisazhin natyror.
Shumë shpejt në qendrën e Tiranës do të kemi një qendër multifunksionale dhe të aksesueshme me vendodhje prapa Pallatit të Kulturës, qendër kjo që do të përmbajë qendra biznesi për brandet më të njohura të restoranteve, apartamenteve dhe parkimit publik.