Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë së Ushqimit, përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një mesazh të fortë sensibilizues.
Sipas ambasadës siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverivë, prodhuresve dhe konsumatorëve.
“Sot është Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, një ditë që kërkon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime që ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve.
Të gjithë luajnë një rol në rrugëtimin nga ferma në tryezë për t’u siguruar që ushqimi që konsumojmë është i sigurtë dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndetin tonë. Pavarësisht nëse rrisni, përpunoni, transportoni, depozitoni, shpërndani, shisni, përgatisni, shërbeni, ose konsumoni ushqim, ju luani një rol në ruajtjen e sigurisë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/3dBiIZv”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikanë në Tiranë.