1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

“Një kryehajdut”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Presidentin Meta dhe Sali Berishën: Ja pse ai do Ilirin në krye të PD dhe jo Bashën!

March 3, 2021
in Blog
        
 

Juristi Romeo Kara ka shpërndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale një shkrim të një viti më parë, i cili është aktual në çdo kohë.

Kara nxjerr gjithë lojën e pistë të Presidentit Ilir Meta dhe lëvizjet e fshehta të tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të kamufluar aferat e rënda korruptive të tyre.

Postimi i plotë:

Ilir Meta vs Ilir Metes.

Në fillim të vitit 2017, pata thene publikisht se Ilir Meta ishte në kerkim të uzurpimit të vendit të liderit të opozites, pra të PD+LSI.

Ai doli nga statukuoja qe kishte krijuar kur ishte kryetar kuvendi dhe pas levizjeve kontroverse, qe në dukje i shiste si ndermjetesuese midis paleve, u lexua qarte synimi i tij per nje rol paresor në opozite.

Kush e njeh nga afer Ilir Meten, e di fare mire se ai nuk luan asnjehere per nje rol të dores se dyte, në lojen e politikes shqiptare, loje të cilen ai e njeh mjaft mire.

Ishte ky synim i Ilir Metes, qe nxiti marreveshjen Rama-Basha me 18 maj 2017, marreveshje e cila i shpetoi Bashes postin e kryetarit të opozites.

Ky synim i Metes, nuk mund të realizohej kurre pa pronarin e shumices se aksioneve në PD qe eshte Berisha, prandaj Basha beri nje marreveshje me Ramen, por gjithashtu për ekuiliber emeroi në qeverine e post kesaj marreveshjeje të gjithe njerezit e Berishes.

Ndermjetesi si gjithnje midis Metes dhe Berishes ishte po ai, i njejti si gjithmone, Fahri Balliu.

Eshte pikerisht ky Fahri qe mori persiper si detyre nga Berisha, perkrahjen e Metes perkunder Nanos në fillim të viteve 2000, me qellimin ndarjen e PS dhe dobesimin e saj, gje qe u arrit në vitin 2004.

Ishte pikerisht kjo ndarje qe coi në humbjen e pushtetit të PS në 2005 dhe mosfitimin e zgjedhjeve në 2009.

Ishte pikerisht kjo ndarje e PS se realizuar sipas planit Meta-Berisha dhe keto dy humbje qe frikesuan Ramen në 2013, duke e detyruar ate qe të bente koalicion parazgjedhor me Meten në 2013.

Ishte po kjo ndarje e realizuar bashkarisht, qe e beri me të lehte rikthimin e Metes tek Berisha në 2017.

Kjo aleance dhe ky bashkepunim mbi 20 vjecar Meta-Berisha, halli i perbashket i të dyve perpara nje drejtesie të pavarur neser, eshte pikerisht arsyeja pse Berisha preferon Meten në krye të PD-se se shkrire me LSI-ne, se sa Lulin në PD.

Luli nuk mund të motivoje njeri me qendrimin e tij alifmatrak dhe e ka cuar PD-ne në qorrollepsje, por per momentin eshte nje pengese në realizimin e ketij qellimi.

Per t’i dale paraprite kalimit të Metes në PD qe në 2017, ai beri deklaraten e perseritur se: Ilir Meta eshte streha e fundit e maskarenjve.

Sigurisht qe termin “maskara”, ai e kishte per maskarain kryesor, Berisha, i cili si strehen e parafundit të tij, kishte Bashen.

Jo me kot Basha u detyrua qe keshilltarin me idjot të Metes, djalin e Fahri Balliut t’a bente deputet dhe t’a perkrahte në të ashtuquajturin mision të tij tek Unaza e Re.

Edhe pse nuk jane publikuar, dihen rastet kur njerez afer Bashes nuk kane qene të mirepritur tek protestat e Unazes se Re.

Ilir Meta patjeter qe do të rikthehej tek Berisha, pasi në bashkeqeverisjen me Ramen nuk iu la e njejta hapesire dhe liri veprimi si me Berishen.

Ilir Meta dhe banda e tij LSI nuk mund të ecte edhe nje mandat tjeter me frena dore perkrah Rames, dhe as Rama nuk mund të duronte dot me karshilliqet e Ilir Metes kur detyrohej qe publikisht ti bente atij vizita në zyre, për të zbutur qendrimet e tij.

Ilir Meta, e kaperceu me veprime reale vijen ndarese PS-PD kur u be avokat i kryeprokurorit LLalla, perkunder akuzave të ambasadorit Lu, duke e rreshtuar veten plotesisht perkrah Berishes.

Kryegardiani i maskaralleqeve të tyre Llalla, duhej patjeter qe të mbrohej në unison prej tyre dhe Ilir Meta, tregoi se Llalla ishte nje vije e kuqe per te.

Ilir Meta e di mire se cfare ka bere për të qene peng i vetes dhe i Llalles por ate e dine mjaft mire edhe të tjere perfshire edhe mua.

Per te gjetur nje kompromis me kete fshatar ambicioz, qe semundje kronike ka vetem vjedhjen nepermjet pushtetit, Rama detyron të gjithe grupin e deputeteve të PS qe të votojne nje kryhajdut si Meta për president, gje qe në fillim u servir si dicka e parrezikshme per PS-ne.

E pata kontestuar zgjedhjen e tij, dhe kur u betua mu duk sikur degjova prej tij: “betohem në nderin tim të hajdutit”.

Mjaft anetare qeverie, servile të kryetarit të tyre, edhe pse nuk e donin Meten, treguan mosdakortesine e tyre me qendrimin tim, qendrim i cili u mbajt publikisht diten qe Meta u inagurua president dhe qe e kompromentoi kete inagurim.

Në ate qendrim une i kujtova presidentit të sapozgjedhur nje nga makthet e tij, ate të korrupsionit të aferes DIA-CEZ.

Si qytetar i ketij vendi, e konsideroja absurdin me të madh qe nje kryehajdut të ishte presidenti im, prandaj me 24 Korrik 2017 une theksova me të madhe: “ti nuk je presidenti im”.

Duke rene në fakte të reja lidhur me kete afere, e cila eshte tjeter nga afera e privatizimit të CEZ-it, vetem pak muaj me pas, me 18 Tetor 2017, une bera nje kallezim penal prane prokurorise se krimeve të renda perkundrejt tij, Berishes, Ismailajt, ish kryetarit të ERE-s Nepravishtaj si dhe tre bashkepunetoreve të tyre çeke.

Ky kallezim qendron sot në SPAK, në pritje për pazarin e radhes.

Ilir Meta në bashkepunim me Sali Berishen, ish kryetarin e ERE-s, Ismailajn etj kane tentuar qe me ane të kontrates se mbledhjeve të borxheve të CEZ-it me ane të DIA-s të vjedhin rreth 230 milione euro, në kembim të favoreve ndaj CEZ-it nepermjet vendimeve të ERE-s.

Desh Zoti qe ky plan i tyre nuk u zbatua deri në fund, por ata gjithsesi realizuan nje kontrate në kushte korrupsioni duke i shkaktuar Shtetit Shqiptar, vetem në rastin DIA minimumi 39 milione euro dem pa perfshire demin e pallogaritur me rastin e tete kompanive të tjera të mbledhjen se borxheve, qe mund të jete edhe me i madh. Të gjitha keto kompani jane kompani oligarkesh.

Si në rastin DIA ashtu edhe në rastin e tete kompanive të tjera, ERE me ndikimin e Metës dhe Berishes ka nxjerre vendime në lidhje me uljen e cmimit të energjise qe KESH-i i shiste CEZ-it sipas tarifes se cmimit të rregulluar ku në të paktin nje rast, demi eshte se paku 30 milione euro në vit.

Demi eshte kryer dhe provat jane aty bashkengjitur kallezimit tim dhe qendrojne fort pavaresisht se vete familja Meta ka nderhyre prape prokurorise qe në 2017 për t’i rrezuar ato.

Nje prove e rendesishme qe u ofrua nga une ishte dhe intervista në video e gruas se Ismailajt e cila konfirmonte të gjitha pretendimet e mia.

Pra Meta dhe Berisha jo rastesisht jane bashke, pasi kane bere bashkarisht disa gjynahe dhe jane peng dhe garanci të njeri-tjetrit.

Në kete pengmarrje të tyre ata po mbajne sot edhe PD-ne edhe vendin, sigurisht të ndihmuar nga nje qeverisje idjote, qe e ben kilometrin e autostrades 20 milione euro dhe i servir kompanite off-shore si karamelet ne dasem.

Duke dhene në mjaft raste leksione lidhur me off-shoret prane Akademise se Policise, une jam i bindur se nuk ka me budallenj sot, qe të mos e kuptojne se cfare jane keto off-shore, si financohen dhe kush mund të fshihet pas tyre.

Per me teper qe ne kemi trajtuar me hollesi rastin e off-shoreve të tipit SPV(special purpose vehicle), të cilat ndertohen vetem për nje qellim si në rastin DIA.

Të pakten nje ishminister e mesoi mire rastin DIA, por në vend qe t’a mbante parasysh shmangien me cdo kusht të ketyre rasteve, i aplikoi vete.

Kur keto raste u publikuan, sigurisht qe mekatareve Meta dhe Berisha iu rikthye buzeqeshja dhe garancia sepse tashme do të fillonte pazari, ashtu sic edhe filloi.

Pozite-opozite u turren mbi gjykatat dhe dihet qe vetem nga nje gjyqtar, u mbyll ceshtja e privatizimit të CEZ-it dhe ajo e Bashes lidhur me financimet ruse.

Cdo demagogji disavjecare se do behej patjeter drejtesi ra poshte, biles dorezimi vazhdoi pa kushte, aq sa në Gjykaten e Apelit, lidhur me ceshtjen e privatizimit të CEZ-it, ku eshte perfshire Berisha, shortit i ra pikerisht mikes se Metes, Shpresa Becajt.

Keshtu pra miqte i sherbenin njeri-tjetrit me pushtetin e uzurpuar nga ne, dhe të ruajtur nepermjet pazarit të tyre.

Garancia e zullumeve te pushtetarit eshte vetem kontrolli i gjykates, prandaj Meta-Berisha u bene bisha kur kete kontroll tentoi t’a marre Rama.

Meta ofroi sherbimin e tij duke u perplasur sa here qe i jepej mundesia me qeverine, ndersa Berisha i ofronte gradualisht mbeshtetjen e plote të PD-se.

Në menyre të natyrshme për karakterin e tyre mohues dhe hajdut, të dy harruan se cfare kane thene e bere ndaj njeri-tjetrit dhe dje shpallen lidhjen e tyre publikisht.

Meta edhe në shfaqjen e djeshme nuk la pa vjedhur simbolet e PD-se dhe Aleances Kuq e Zi, shqiponjen, dy gishtat, thirrjet për liri demokraci si dhe luften kunder komunizmit.

Ilir Meta, mohoi perkatesine e tij politike duke shnderruar veten sipas oreksit të radhes aq shemtuar sa në nje moment mu duk si nje tranvestit politik i cili pa hequr akoma koqet instaloi nje miter fallco mbi to.

U desh viti 2020 qe Ilir Meta të ulerinte kunder krimeve të komunizmit, gje qe vetem gojes se tij nuk i shkonte.

Ilir Meta, jo vetem qe të vjedh leket, por edhe simbolet, fjalet, partine edhe kauzen, sepse mjafton qe ai të mendoje se i sherbejne atij.

Ilir Meta po kerkon të vjedhe edhe opozitarizmin karshi se keqes dhe oligarkise, nderkohe qe vete ai, pikerisht ai eshte nje nga të keqijat me të medhaja dhe oligarku me i madh.

Ky sharlatan, me xhestet e tij qesharake dhe psikopatike mund të beje Berishen për të qeshur dhe Lulin për të qare, por kurre njerezit e drejte qe shohin tek ai pengmarrjen e vendit dhe të fateve të tij si dhe nje kontigjent me të cilin duhet folur veten me gjuhen e ligjit dhe vetem të ligjit.

Politikisht mund dhe duhet folur vetem me ata, qe nuk jane thyer ligje dhe nuk kane futur duart në parate publike, ndersa qenie si Meta kurre nuk duhen trajtuar politikisht por vetem ligjerisht.

Kete gje nuk mund t’a bejne vetem ata qe jane të ngjashem me te.

E paverteta sjell vetem flake kashte, sidomos kur perballe saj qendron fort e verteta, parimi, vlera dhe ligji.

Perballe flakes se Metes, duhet cuar zeri i se vertetes, pa u deformuar nga interesat meskine të politikes se sotme.

Pa denuar disa ministra hajdute, pa bere nje katarsis brenda vetes se saj, qeveria do ushqeje flaken e kashtes se Metes dhe do të digjet brenda saj, duke u bere pergjegjesja kryesore për riciklimin e Metes dhe Berishes si dhe vrasjen e drejtesise.

Kjo do të ishte pergjigja me e mire e qeverise, kjo eshte sfida e saj.

Koha e demagogjise dje mori fund.


        
 
Next Post

Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt hetimi për SPAK

Covid-19 në 24 orët e fundit: 21 humbje jete, 851 raste të reja dhe 766 të vaksinuar

“Institucionet e drejtësisë po japin rezultate”! DASH: Shqipëria, progres në zbatimin e ligjit anti-Mafia e sekuestrimin e pasurive të paligjshme

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com