Një sqarim për Sali Berishën
Sali,
Mësova se dje në mbrëmje në Top Channel më kishe përmendur duke dëshmuar edhe njëherë djallëzitë tuaja që deformojnë edhe të vërtetat, por provojnë edhe injorancën tënde për ligjet.
The se unë paskam anulluar vendimet e gjykatave. Jo Sali, asnjë vendim gjyqësor nuk kam anulluar.
Por unë nuk kam kohë për të
humbur me ty për të shpjeguar se pezullim i nje vendim gjyqësor sipas procedurës ligjore të asaj kohe që cështja të shikohej nëse ka vend të gjykohej nga gjithë trupa e Gjykatës së Kasacionit ka qenë kompetencë dhe praktikë
e kryetarëve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Sali, pezullimi nuk ishte anullim.
Por ti Sali dhe e Vërteta nuk keni asnjë pikë takimi të përbashkët.
Sali, për 35 vite i more Shqipërisë gjithcka.
Uroj që Nesër me 11 Maj votuesit të zgjedhin Shqipërinë për në Bashkimin Europian dhe jo nongratën që përbetohet se do të shkrijë SPAK e shpërbëjë Drejtësinë.
Uroj që nesër votuesit të ndëshkojnë me votë ty Sali shkatërrimtari që përgjake e shkrumbove Shqipërinë, ty që po mashtron shqiptarët dhe u paguan miliarda lekë disa ndërkombëtarëve që t’i besojnë Mashtrimet e të Pavërtetat që ju ofron.
I bël apel përsëri SPAK dhe gjykatave: Mos u bëni edhe më tej gardianë të krimeve makabre të Saliut duke mos hetuar apo zvarritur hetimet e gjykimet e dosjeve të tij.
Zef Brozi
Uashington, DC. 10 Maj 2025