Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizoi një aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë një vit më parë.
Në fjalën e saj, Elena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe, ka vlerësuar fjalët e folësve, duke shtuar se jeta e shkrimtari të madh shqiptar, ishte në një linjë me atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, transmeton ora.
“Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folëse dhe vlerësimit për veprën e tij.
Ishte një shkrimtar shqiptar që ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që përshkroi me veprën e tij fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërë rrjedhën e saj.
Ashtu si mbijetuan shqiptarët, mbijetoi edhe vetë Ismaili, jeta e të cilit ishte në thelb jeta e shqiptarëve që kërkuan liri barazi dhe progres”, u shpreh ajo.