Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha në një video direkte në rrjetet sociale zbuloi aktivitetin e tij për antarësimin e të rinjve në zonën e Farkës.
Basha nga automjeti i tij ka filmuar edhe një sërë makinash që e shoqërojnë atë me flamuj të PD-së.
“Jam nisur për aktivin e degës 12 të PD-së Tiranë ku sot do të ketë afro 100 anëtarë të rinj të PD-së që do të marrin kartat e antarësisë. Partia Demokratike ka nisur antarësimin e jo vetëm atyre që janë pjesë e PD-së por edhe të rinjve që bashkohen me Partinë më të madhe në vend për liri dhe demokraci. Edhe pse jemi në afërsi të qendrës së qytetit edhe këtu ka nisur rituali i pritjes me entuziazëm”,-tha Basha.