Sali Berisha e cilëson “madhështore” protestën e 200 “petritave” që udhëheqin pjesën fshatareske që zbret në Tiranë për të dëgjuar vjershat e njënjta të një njeriu që ka vdekur politikisht dhe pritet te groposet ligjërisht.
Aq i paftyrë është sa guxon të gënjej veten, se dje në kryeqytet mbajti protestë, kur ishjte vetëm një ritual kooperativistësh demokratik, por ai e konsideron si hapje të revolucionit demokratik.
Në një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar të tjerë thotë se protestat nuk do të ndalen.
Berisha nuk kurseu ironinë për mazhorancën për mënyrën se si e interpretuan ‘revolucionin’ e opozitës që sipas ish kryeministrit do të jetë vetëm paqësor.
“Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria. Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj.
Protesta te parlamenti është për t’i dalë zot votës tuaj. Kam besim të madh se revolucioni ynë s’do njohë të ndalur”, përrallis berisha i cili ështue i paralajmëruar sk Lulzimi pas 9 protestave. veprimet e dhunshme në protesta të udhëhequr nga një person non grata automatikisht organizata që drejton shpallet organizatë terroriste. /Ekskluzive.al