Ish zv.kryeministri, Erion Braçe, vazhdon të postojë në rrjetin social herë pas here denoncime nga më të ndryshmet.
Kësaj here deputeti ka publikuar qendrën shëndetësore në Këmishtaj. Braçe thotë se oborri dhe hyrja e ndërtesës është e zhytur në ujë.
Për këtë problem, deputeti socialist tregon se ka folur me drejtuesin e kompanisë ndërtuese, por më kot, askush nuk e ka përfillur. I jam lutur shkruan Braçe, por asnjë reagim.
Shkruan Erion Braçe:
Kjo eshte qendra e re shendetesore ne Kemishtaj! Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero. Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate;
E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet; Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje; Kontraktuesit te mos marrin ne dorezim objektin pa u rregulluar cdo gje!