Fotografimi apo filmimi i votës për ta shfaqur më pas tek persona të tjerë është një dukuri që ka ndodhur ndër vite në Shqipëri. Edhe në zgjedhjet për kryetarin e PD, ky fenomen nuk ka munguar, ku një prej figurave të rëndësishme të opozitës është kapur nga gazetarët teksa filmon votën.
Genc Pollo ka plotësuar fletën e votimit për kandidatin e tij të preferuar, nga katër që garojnë për postin e kreut të PD-së, dhe më pas e ka fotografuar atë.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër lidhur me këto pamje.
“Palaçot e PD duke fotografuar votën që ta shoh kryetari.
30 vjet në politik, por zero integritet, zero karakter…”, shkruan Spahiu.