Nga 55 qendra të numëruara sipas KQZ deri në orën 04:30, PS kishte fituar 59,5% të votave, ose 8261 vota, kurse PD-ADSHM vetëm gjysmat, duke rënë në 29%, ose pak më shumë se 4 mijë vota.
Ky trend çon PS në mandatin e 9 të sigurt në këtë qark dhe drejt synimit për të 10-in.
Të dhënat e para treguan se edhe në bashkinë Cërrik, që në nisje kur janë hapur 2 QV, PS kishte epërsi me 245 vota dhe PD 113. Në bashkinë Gramsh në 4 QV kryesonte PS me 769 vota dhe PD me 232 vota. Në bashkinë Përrenjas janë numëruar 3 QV, ku PS ka marrë 504 vota dhe PD 168 vota. Në Belsh janë hapur 7 QV, me 664 vota PS dhe 409 vota PD dhe ky trend në të gjithë qarkun.