Ashtu si në çdo takim tjetër, edhe në këtë të sotmit në Elbasan, kreu i PD Lulzim Basha nuk harron asnjëherë të mbledh e grumbullojë njerëzit në shkelje të plotë të rregullave antiCOVID.
Me makina, të grumbulluar, pas maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar, me dhjetëra militantë janë mbledhur në hyrje të tunelit të Krrabës për të pritur Luzlim Bashën, i cili i hipur mbi makinë mbajti edhe një fjalë për to duke u premtuar ndryshimin pas 25 prillit, por për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
Basha u shpreh se ashtu sikur mbajti premtimin për ndërtimin e tunelit do të mbajë fjalën edhe për programin që po shpalos përpara qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.
“E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj për këtë vepër të jashtëzakonshme (tunelin) që shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.
Kam ardhur të jap mesazhin sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë.
Në 25 prill duke votuar PD-në dhe nr. 9 ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 është fjalë e mbajtur” tha Basha.
Per hir te se vertetes nese sheh kronikat e kohes, te gjitha aktivitetet qe zhvilloheshin ne Elbasan gjate fushates se zgjedhjeve te vitit 2013, kishin kryefjale rrugen Tirane-Elbasan, qe ka brenda dhe tunelin, si nje sukses i ish ministrit te atehershem te Transporteve Sokol Olldashi, i cili humbi jeten ne nje aksident automobilistik pikerisht ne kete rruge! Pas vdekjes së tij kjo rrugë e lënë përgjysëm u vodh nga bandat e LSI dhe u përfundua nga qeveria e majtë e Ramës.
Me sa duket Basha, pasi i mori ne menyre te padrejte me mbeshtetjen e Berishes postiun e kreut te PD, po i “merr” dhe autoresine e këtij tuneli dhe ndonjë ditë do kujtohet që këtë tunel ta emëroi “Tuneli Luli Basha”. Hajde e besoji Lulzim Bashes që gënjen pa u skuqur dhe pa u zverdhur, a thua se njerëzit janë dele që i gënjen për oren!