Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshi dhe Komisionin Europian.
Për 2 dite, të hënën dhe të martën e 20 dhe 21 Dhjetorit liderit e 3 vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar 5 marrëveshje.
Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre do mbërrijnë në Tiranë pasditen e të hënës. Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e 2 qeveri Shqipëri-Kosovë, ku do jenë të pranishëm dhe një përfaqësues i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur. Të martën takimi do të nis në orën 9 në pallatin e Brigadave.
Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i Ceftes Emir Djikic, si dhe Majlinda Bregu si Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.
Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës.
Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me: skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.
Takimi i Tiranës mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të 3 liderëve. Në ditën e parë të këtij samiti një pjesë e opozitës shqiptare e drejtuar nga Berisha ka lajmëruar një proteste përpara kryeministrisë kundër nismës ‘Open Ballkan’.
Kjo agjendë do të përshtatet për mos të patur asnjë incident me protestuesit që do të udhëhiqen nga personi non grata, si hajdut i korrruptuar dhe minues i demokracisë “patrikoti”Sali Berisha.
Ndryshe nga takimet e shkuara udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në takimet e shkuara në Beograd, Shkup dhe Tiranë.
Kjo për arsye sigurie.
Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin seb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.
Në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.
Ato janë:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqiperisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifiki për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrveshje Shqipëri-Maaedono e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.