Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka refuzuar të pranojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për të depolitizuar komisionet e zgjedhjeve.
Pas një javë debatesh, sot Lulzim Basha i ka thënë ambasadorëve të perëndimit në Shqipëri, se nuk është i gatshëm të zbatojë këtë rekomandim për këto zgjedhje, por të debatohet për zgjedhejt e ardhshme.
Ai ka rënë dakord, në përdorimin e teknologjisë, pasi kryeministri Rama i ofroi opozitës “tenderin” për pajisjet teknologjike, por asgjë më shumë.
Tani ai që quhet “konsesus” mes palëve është thuajse asgjë e re përvec identifikimit elektronik të votuesve.
Me këtë kompromis, ndërmjetësit ndërkombëtarë dalin nga loja, dhe topi “nga këmbët e Luli Bashës” kalon tek opozita parlamentare e cila duhet bindur të votojë këtë kompromis.
Në një letër të publikuar dje, opozita parlamentare i ka shprehur ambasadores amerikane dhe trupës diplomatike në Shqipëri votën kundër rreth kësaj situate.
Ata kërkojnë numërim në qendrat e votimit, lista të hapura dhe korrektim proporcional kombëtar me një prag për të cilin duhet të bien dakord.
Kështu që pas dështimit të kompromisit me Bashën, beteja do të zhvendoset në Kuvend tek ata që kanë votat dhe që kanë qënë pjesë e listës Basha.