Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani. Ai u prit nga militantët dhe disa nga drejtuesit e strukturës së partisë Demokartike.
I pyetur nga gazetarët në ldhje me votën e Diasporës ku Berisha gjatë fushatës u shpreh shpesh se do ishin “fundi i narkoshtetit të Edi Ramës”.
Lideri demokrat nuk e pranon humbjen duke thënë se votat e emigrantëve u manipuluan dhe se
“përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit”.
“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por kutitë dhe votata e emigrantëve janë manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut. Diaspora ka votuar dhe të garantoj se Diaspora do e thotë fuqishëm fjalën e saj kundër narko shtetit. Sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit.
Ata që menduan se do talleshin me votën e emigrantëve, do marrin përgjigje nga Diaspora.”
nërsa pyetjes nëse do të çelë seancën plenare në Kuvend, si deputeti më i vjetër, Berisha ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit ishin më të vjedhurat edhe më monstruozet në 33 vitet. Kryedemokrati deklaroi se, PD do të vazhdojë betejën e rikthimit të votës së lirë.
“Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo.
Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar.
Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi. Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim”, tha Berisha.
Ndërsa për Chris Lacivita, Berisha pati vetëm një koment: E falenderoj për punën që ka bërë.
“Dua ta falënderoj për punën që ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për publikun, duhet respektuar privatësia.
“Çështjet e privatësisë, pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me falenderimet,” tha ai.