1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“Pamje apokaliptike”! Flet regjizori shqiptar që jeton Kaliforni: Shpejtësia e përhapjes së zjarrit, e bëri situatën kaotike për banorët!

January 10, 2025
in Bota
        
 

Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë zonë. Një nga të evakuuarit, regjizori i njohur nga Kosova, Blerim Gjoci që banon në atë lagje, përshkroi në një intervistë për Zërin e Amerikës situatën e krijuar.

Gjoci u shpreh se kodrat kishin marrë ngjyrë portokalli dhe ishin pamje apokaliptike. Ai theksoi se ngaqë është nga Kosova ka parë gjëra më të tmerrshme dhe nuk e humbëm durimin nga kjo situatë. Regjizori shtoi se vendosën që të rrijnë e të presim pak dhe pas mesnatës u qetësua pak zjarri. Sipas tij tymi vazhdon të bjerë mbi rroba e mbi trupa por megjithatë duket sikur gjendja është qetësuar pak sepse edhe era ka pushuar pak.

Zëri i Amerikës: Gjoci faleminderit shumë që pranuat të jepni përshtypjet tuaja dhe të na përshkruani situatën. Ku ndodheni tani?

Blerim Gjoci: Unë tani ndodhem në Hollywood Hills, prapa meje shihet shenja e Hollwood-it, këtu banoj unë. Mbrëmë diku rreth orës shtatë në mbrëmje na erdhi urdhëri për t’u evakuuar kështu që dolëm të gjithë ashtu si dolëm. Megjithatë nuk ishte ndonjë kaos i madh, kishte rregull edhe pse trafiku ishte shumë i ngjeshur por zbritëm dhe u bëmë një grup shqiptarësh këtu në Hollywood Boulevard, kemi një kafene ku takohemi dhe aty u mblodhëm.

Ndërsa po dilnim, këto kodrat kishin marrë ngjyrë portokalli, ishte ta quaj ashtu një pamje apokaliptike por ne që jemi nga Kosova kishim parë gjëra më të tmerrshme se kjo kështu që nuk e humbëm durimin, u takuam dhe biseduam se si të veprojmë. Vendosëm që të rrijmë e të presim pak se mos po kalon edhe kjo, diku pas mesnatës pak u qetësua zjarri dhe ne vendosëm që nëpër miq të kalojmë natën dhe tani jemi kthyer në shtëpi sepse është tërhequr urdhëri për evakuim, ndërsa tymi vazhdon ta mbulojë luginën që quhet Beachwood Canyon. Tymi vazhdon të bjerë mbi rroba e mbi trupa por megjithatë duket sikur gjendja është qetësuar pak sepse edhe era ka pushuar pakëz.

Zëri i Amerikës: Pamjet nga e gjithë zona janë dramatike, megjithatë ne e dimë që në Kaliforni, në atë zonë, ka pasur edhe zjarre të tjera më përpara. Po thuhet që këto zjarre janë historike, si mund ta përshkruani ju si i keni përjetuar ju këto 24 orët e fundit?

Blerim Gjoci: Të them të drejtën kjo ishte pak më ndryshe se herët e tjera. I kemi përjetuar edhe zjarret e tjera por këto ndodhnin aq shpejt, pra era bartte zjarrin aq shpejt saqë askush, as zjarrfikësit dhe forcat e rendit të cilat përpiqeshin ta mbanin nën kontroll situatën e kishin të pamundur të shkonin në të gjitha vendet ku po ndodhte zjarri.

Për këtë arsye edhe evakuimi ishte më kaotik edhe lajmet ishin pakëz më kaotike sepse ndërsa po thonin se këtu është zonë e sigurtë ndodhte që pas pesë minutash thonin jo duhet të evakuoheni edhe nga këtu.

Shkëndijat po i bartte era shumë shpejt dhe siç e dini Kalifornia është shumë e thatë prandaj zjarret shkaktoheshin menjëherë dhe përhapeshin në mënyrë tepër të shpejtë, kjo e bënte çdo gjë të paparashikueshme, edhe pse autoritetet përpiqeshin të na mbanin të informuar gjatë gjithë kohës, kjo e bënte të vështirë sepse ndërsa ne po niseshim njërin drejtim, në atë drejtim pastaj ndodhte që kishin filluar zjarret e tjera dhe duhet të ktheheshim në një drejtim tjetër.

Zëri i Amerikës: Pra pasiguria dhe paparashikueshmëria ishin element shqetësues për ju dhe banorët tjerë, sipas asaj që po përshkruani?

Blerim Gjoci: Patjetër, zjarret përhapeshin shumë shpejt dhe shkatërrimi ishte tepër i madh, siç e dini Palisades gati janë të shkatërruara është një nga lagjet më të bukura në Los Anxhelesit, është me të vërtetë e çuditshme dhe e tmerrshme. Pastaj edhe intervenimi, helikopterët mbrëmë ishin në ajër duke hedhur ujë e mjete tjera për shuarjen e zjarrit, por kishim frikë se ata do të ndesheshin në ajër sepse u bënë dikur shumë dhe pastaj filluan t’i largojnë një nga një sepse po bëhej edhe ajo e rrezikshme. Zjarri siç e dini është shumë i paparashikueshëm dhe i vështirë të kontrollohet.

Zëri i Amerikës: Blerim ajo që nuk shihet nga pamjet është ajo që shkaktohet nga tymi, mënyra se si e ndjeni apo thithni tymin, si mund ta përshkruani një gjë të tillë?

Blerim Gjoci: Sapo të dalësh nga shtëpia e ndjen tymin, madje ajri është bërë shumë i rëndë. Tani dielli sapo doli, deri tani ishte dielli i kuq, që kur ishim fëmijë i thonim po luftojnë dragonjtë me kuçedrat, ashtu ishte pamja ishte apokaliptike me të vërtetë por tani dielli u ngjit më lartë dhe tymi duket më poshtë.

Unë nga këtu ku jam shpesh herë shoh pamjen deri në Santa Monica ndërkaq tani nuk shoh fare se gjithçka është e mbuluar me tym në atë drejtim, gjithashtu nga ana ime e majtë janë Pasadena dhe Altadena që është djegur thuajse tërësisht, prapa meje është zjarri që ndodhi mbrëmë “sunset fires” që i thonin këtu në Hollywood Hills, ky zjarr tani pak është lokalizuar por nuk është shuar tërësisht mirëpo nuk kemi shumë tym nga ajo anë. Megjithatë jemi të rrethuar nga tymi dhe i kemi ndezur të gjithë filterat brenda banesave sepse ajri është bërë shumë i padurueshëm./VOA


        
 
Next Post

Grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses

VIDEO/ Mediu diskrediton Berishën për marrëveshjen me Ramën: Mbyllja e listave për deputetë u kërkua nga PD

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s'jam anonim! I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com