Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, i ka drejtuar një mesazh të fortë Ilir Metës.
Ajo ka kërkuar nga ai që të ndalë thirrjet për dhunë të dielën, ndryshe do të mbajë përgjegjësi.
“Është e papranueshme për cilindo që të kërcënojë se qytetarët do marrin “sfurqet” më 25 prill, nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve.
Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbahen përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, thuhet në reagimin e ambasadores.