Opozita jashtë Kuvendit ka kërcënuar se nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Ndëkohë, Kodi penal parashikon burg, për ata individë, qofshin qytetarë apo politike që cënojnë procesin zgjedhore.
Ish kreu i Aleancëz Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ndërsa ka komentuar deklaratat e Opozitës për prishje të procesit zgjedhor, ka parashikuar se çfarë do të ndodhë një ditë pas zgjedhjeve.
“Unë s’di çfarë do ndodhë në 30 qershor, por jam 100% i sigurt çfarë do ndodhë në 1 korrik: Berisha, Monika, Meta dhe Basha do jenë duke bërë plazh në Gjirin e Lalzit. Rreth 200 demokratë të vërtetë do jenë në burg se do arrestohen duke penguar zgjedhjet. SHBA dhe BE do njohin rezultatin e zgjedhjeve.
Disa mini protesta me autobusë që vijnë nga Kamza, Paskuqani, Domja, Vora, Tropoja, Lezha dhe nga bashkitë që do dorëzojë PD-ja. Pra ata nuk do futen në zgjedhje”, ka thënë Spahiu në një intervistë për gazetën Sot.
Sipas tij, humbja e zgjedhjeve do shkaktonte dorëheqjen e pashmangshme të Lul Bashës dhe shkatërrimin e investimit Berisha, i cili s’ka menduar për “Plan B”, pasi largoi çdo profil të lart dhe personalitet nga partia.