Barazim pa gola. Ndoshta, nuk ishte rezultati që kërkonte Partizani në ndeshjen e parë të Champions League, e vlefshme për turin e parë kualifikues, ndaj Qarabag, por nga ajo që u pa në 90 minuta, ishte rezultati më i drejtë.
Në 45′ e para të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Franco Lerda luajti me frikë, e kthyer në mbrojtje dhe duke ndërtuar një “bunker” të pakalueshëm, edhe pse azerët patën dy apo tre raste të rrezikshme. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë rezistuan dhe në pjesën e dytë treguan një tjetër nivel loje.
Brenda 1 minute, tre raste të rrezikshme për gol dhe tranversa që i erdhi në ndihmë miqve, që kishin goditur në pjesën e parë po në atë portë tranversë pas një aksioni me pozicion jashtë loje të paakorduar.
Çinarit i tha jo portieri i Qarabag, ndërsa më pas ishte Bjelica ai që goditi tranversën dhe Cordeiro Melo nuk kalibroi sicc duhet topin. Trajneri Lerda hodhi në fushë edhe tre futbollistë për t’i dhënë freski: debutuan blerjet e reja si Broën dhe Broja, por u aktivizua edhe Trashi.
PARTIZANI-QARABAG 0-0
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Kordeiro (Broja 68′), Asani, Çinari, Mensah (Braun 58′). Trajner: F. Lerda
Karabak: Vagner, Huseinov, Mamadov, Medvedev, Míshel, Kuintana (Romero 62′), Emreli, Sadigov, Zubir, Ozobic, Almeida. Trajner: G. Gurbanov
Sakaq, e nisën titullarë Cordeiro dhe Hakaj. Ndeshja e kthimit, pas shtatë ditësh në Baku të Azerbajxhanit