Pas debatit të ashpër me deputetin Halit Valteri, ish ministri Damian Gjiknuri u kthye për të sqaruar për mediat konfliktin, i cili për pak nuk u bë i dh.unshëm.
Gjiknuri nuk e mohoi se kishte kontaktuar Valterin për të dal nga seanca njësoj siç pretendonte deputeti, por mohoi kategorikisht të ketë k.ërcënuar deputetin Valteri.
Ai u shpreh se të gjithë e njohin karakterin e tij dhe se çfarë ka e thotë publikisht, teksa e cilësoi debatin, se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nuk di të kontrollojë emocionet.
Në lidhje me akuzat e tij, se janë blerë votat e opozitës, Gjiknuri tha se le t’i denoncojë emrat nëse i ka.
“Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta k.ërcënojë unë Valterin?
Deputetët dhe komunikojnë, unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale.
Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash.
Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.
Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media”, tha Gjiknuri