Kandidati për deputet i Demokratëve Euroatlantikë Pëllumb Seferi, ka takuar qytetarët e Tiranës, të cilët e kanë mirëpritur me dashamirësi në çdo derë që ai ka trokitur.
Pëllumb Seferi cilësohet si babaxhan dhe njeri me integritet në komunitet, sidomos për qytetarët e Tiranës, tek të cilët gëzon respekt maksimal, e kjo shihet më së miri në dy videot e publikuara në rrjetin e tij social Facebook.
Duke i kërkuar votën dhe mbështetjen, Pëllumb Seferi ka trokitur në çdo rrugicë të lagjes, në çdo dyqan, tek çdo qytetar me besim dhe përulësi.
“Në çdo rrugicë të lagjes, në çdo dyqan, tek çdo qytetar – po trokas për të kërkuar mbështetjen tuaj. Sepse nuk po kërkoj thjesht një votë, por një besim për të qenë zëri juaj, kudo ku duhet të dëgjohet. E dua këtë përgjegjësi dhe e marr me përulësi. Le ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë.”
“Nuk ka mbështetje më të madhe, as forcë më të madhe, sesa fjala dhe besimi i qytetarëve.Unë jam këtu me përulësi, për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të punuar me të gjithë ju. E ardhmja ndërtohet me njerëz, jo vetëm me ide. Dhe unë nuk dua t’ju udhëheq, por të ecim.”, shkruan Seferi në Facebook.