euta Nunaj Kortoçi, pedagoge, ekonomiste dhe doktor shkencash në një lidhje skype në News24 foli në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet.
Ajo ka sqaruar kategoritë të cilat përfitojnë nga kjo marrëveshje, duke sqaruar se personat të cilët kanë dalë tashmë në pension, nuk janë subjekt i kësaj marrëveshjeje.
Kortoçi ka sqaruar se pensionet pritet të nisin nga 500 euro.
“Një vit e gjysmë që nga nënshkrimi i akordit, vonesa në zbatim ishte për shkak të burokracisë dhe procedurave në Itali.
Parashikohej që hynte në fuqi si marrëveshje me shkëmbimin e letrave kredenciale.
Marrëveshja funskionon që nuk ka efekt mbi qytetarët që janë në pension, por për ata që do të aplikojnë për një pension.
Data 1 është data zyrtare e hyrjes në fuqi, pra të gjithë ata që kanë mbushur 67 vjecc për burrat e gratë mund të aplikojnë për njohjen e viteve kontributive.
Ka pasur nga ata që kishin mbushur moshën por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje iu desh të prisnin për njohjen e viteve kontributive.
Megjithatë një çështje e rëndësishme është të mos ketë mbivendosje.
Pra nëse për vitin 2024 ke paguar kontribu edhe në Itali edhe në Shqipëri, llogaritet si një vit kontributiv, jo 2″, tha ajo.