1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Për ata që kanë harruar se çfarë ishte Flamurtari i Vlorës dhe Dinamoja e Tiranës dikur

April 9, 2023
in Sport
        
 

Nga BESNIK DIZDARI

Një fragment kujtese i Flamurtarit 1991 dhe Dinamos 2008

ERRATA CORRIGE: Këto janë dy pjesët në vazhdim të shkrimit “Për ata që kanë harruar se çka kanë qenë Flamurtari i Vlorës dhe Dinamoja e Tiranës”, të shkrimit të botuar në numrin e gazetës sonë të së mërkurës. Për një ngatërresë teknike në kompjuterin e autorit, këto shkrime kanë mbetur jashtë. Për korrektësi, me kërkesën e autorit, i cili u kërkon të falur lexuesve, po i botojmë sot.

FLAMURTARI – KAMPIONI I MADH 1991

“…Shqipëria ka kësisoj një kampion të ri, një kampion për herë të parë, një kampion më tepër: Flamurtarin. Pas Skënderbeut, Vllaznisë, Partizanit, Dinamos, 17 Nëntorit e Labinotit, ja dhe i 7-ti kampion i Shqipërisë, Flamurtari. Thotë Fishta: “Për me sundue nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtija; duhet nder, dije, urti, burrni, qe se shka duhet. Po, por po dija, urtija, burrnija, u zejshin në shkollë e madje me shumë mund e djersë e jo nëpër kafeshantana t’Europës e mejhane të Tiranës, tuj luejtë ‘tavull’, ‘bixhoz’ e tuj pi…”

Shumë e shumë vite më parë e ka thanë edhe këtë.

…Flamurtari, megjithatë, nuk ka dashur të dijë për ta. I ka flakur tej dhe ka ecur në rrugën e vet. Madje, siç kemi thënë, duke filluar nga Europa. Ndërkohë, ata të cilët e kishin nënvlerësuar për vite të tëra, shpejtonin të dilnin në foto me të, të merrnin për vete famën e fitoreve të bujshme europiane. Ishin ngjarje të mëdha që fillonin me një Barcelonë të përmasave botërore duke u ngjitur në kulmin e vitit 1987, kur si askush në historinë e futbollit shqiptar ai mbërrin deri në tri ture të Kupës së Europës.

Nga Partizani i Beogradit brenda në stadiumin e Armatës Jugosllave te Vismut e RDGJ-së e prapë deri te Barcelona, përbëjnë jehonën më të gjerë të vetë futbollit shqiptar në Europë. Asnjëherë më parë në histori, gazetat sportive europiane, nuk u morën më shumë me Shqipërinë sesa në këtë periudhë. Jo rrallë Flamurtari zuri kopertinat e revistave të futbollit dhe Vasil Ruci me shokë, Kreshnik Çipi me shokë, Rrapo Taho me shokë, Latif Gjondeda me shokë, të cilët për çudi, prapëseprapë federata shqiptare mezi u bënte vend për ndonjë ndeshje të vetme në Kombëtare, ata papritmas i dhanë futbollit shqiptar atë që i mungonte: reputacionin europian.

Madje, në atë kohë kur Kombëtarja do të ndrydhej vetëm te 2-0 i Belgjikës, thjesht për paaftësi, miopi, akraballëk, lokalizëm, dembelizëm…

“…Dhe Flamurtari i viteve ‘80, 7 herë nënkampion i Shqipërisë, 2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë, 5 herë finalist i saj, shkonte drejt titullit kampion 1991, do të thoja, me një densitet historik suksesesh, si pakkush. Dhe me një ndërrim brezash krejt origjinal, derisa mbërrijmë te sezoni i fundit kur pasi e kanë lënë Kushta e të tjerët, ai shfaqet me 11-shin e tij të ri, duke paralajmëruar se edhe vitet ‘90 mund të jenë histori e tij.

Atë çka bëri trajneri Leonidha Çuri në rang europian e bën Edmond Liçaj në rang kombëtar. Kjo është shkurt historia e tij, historia e futbollit të tij teknik, të zjarrtë, sulmues, plot harmoni stili dhe mbi të gjitha, historia e një futbolli që mbijeton me talentet e tij të pafundme.

…Ky Flamurtar 1991 na dha një provë. Pasi mori kupën e medaljet e kampionit të Shqipërisë, pasi dha provën e madhe, një histori e mrekullueshme kjo, 10-vjeçare e tij, e viteve ‘80 që qenë të tijat më fort se të askujt tjetër, ai kërkon të shohë nga Europa pa komplekse klasike. Aty ku kërkon të hyjë vetë Shqipëria. Aty ku kërkon të hyjë për së mbari edhe sporti shqiptar, edhe futbolli shqiptar. Flamurtari e di shumë mirë edhe këtë. Ua kujton edhe të tjerëve.

Është ky çast kur dhimbja për futbollin mposhtet nga shpresa për futbollin, për sportin, si vetë shpresa për Shqipërinë e Re. “Nuk e kemi ba Shqypninë ta gëzojmë, por gëzojmë të jetë Shqypnija” (Fishta). Unë po e shndërroj kështu: “Nuk e kemi bërë Flamurtarin ta gëzojmë, por gëzojmë që Flamurtari i Vlorës të jetë ai që duhet të jetë”. Por sot, për çudi, jashtë kampionatit kombëtar të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL


        
 
Next Post

Problemet shëndetësore, Berluskoni: E vështirë, por do t’ia dal mbanë këtë herë

Roko Vata feston titullin kampion me Celtic-un, pjesë e ekipit të parë në fitoren në derbin e përjetshëm me Rangers-in

Vdiq me furçë në dorë! Pikaso, nga piktura e parë, te veprat më të famshme: 10 fakte për piktorin e famshëm

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com