1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, July 4, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Përkujtim! Sot 4 Shkurt 1927, lindi i paharruari Tano Banushi

February 4, 2020
in Nostalgji
        
 

Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi (Shkodër, 4 Shkurt 1927 – 7 gusht 1993) ka qenë aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin Artist i Popullit.

U lind në Shkodër më 4 shkurt 1927, i biri i Llukos (vëlla i Ilias, më pas Irine Banushit) dhe Maries, fëmija i parë i këtij çifti.[1] Kur mbushi moshën e shkollës, në shtator të 1934, Tanoja u regjistrua në shkollën fillore mashkullore te Dugajt e reja. Mësues i klasës së parë ishte Rrok Zojzi. Në klasën e dytë shkolla u transferua në Fushë Çelë.

Më 1939-40 Banushi ndoqi Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ku gëlonin ndjesitë kundër pushtuesit dhe më 22 shkurt 1942 mori pjesë në demonstratën e parë, ku u vra edhe Vaso Kadia. Kishte nisur të ushtronte kitarrën dhe merrej me mësimin e këngëve patriotike dhe partizane, kur mblidheshin me shoqëri në bahçet e njëri-tjetrit dhe kryesisht në kopshtin e shtëpisë të Tonin Milotit. Së bashku me shokët e tij Emil Miloti, Vasil Pistoli, Hilë Shahini dhe Gjosho Çarkaxhia, dhe grupe të tjera dhanë më 23 tetor 1943 një shfaqe në Gruemirë, ku e kishte organizuar batalioni “Perlat Rexhepi”.

Në qershor të 1945 Banushi kreu klasën e shtatë të gjimnazit të shtetit dhe u përfshi në veprimtarinë e Shtëpisë së Artit dhe Kulturës, krijuar pas hyrjes së komunistëve, më 18 janar 1945. Në ditët e fundvitit shkollor, Kompleksi Filarmonik i BRASH-it pranë Liceut Shtetnor paraqitet me dramën “Dje dhe sot” të shkruar nga prof. Filip Ndocaj. Në këtë dramë, Banushi luajti rolin e Gjinit, shërbëtor i një familjeje shkodrane. Shfaqet e tjera që u zhvilluan në sallonin e shoqërisë “Vllaznia” si “Klasa e shtatë” dhe “Jak, o Jak”, ku Tanoja u prezantua si humorist, ishin mbase paroditë e para të përdorura për shfaqe variete. Më 1946 luajti rolin e një të dehuri në dramën “Armiku i Popullit” i Ibsenit. Po atë vit interpretoi në komedinë “Pashuku” të Ndocajt dhe më pas vijoi të përfshihej në veprimtaritë e shumta të klubit “Vasil Shanto” dhe të grupeve artistike të Shtëpisë së Artit e të Kulturës (më vonë Shtëpia e Kulturës dhe e Krijimtarisë Popullore).

Pas mbarimit të shkollës së mesme qershorin e 1946, Banushi filloi punë si korrespondent i Radio-Shkodrës dhe po ashtu ishte edhe korrespodent i ATSH-së për Shkodrën. Duke qenë nga aktivistët më të mirë të artit amator të periudhës, në fillim të janarit të 1947 u pranua anëtar partie dhe pas pak kohe u thirr të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pas një transferimi në Vlorë, u aktivizua edhe në grupet artistike që i drejtonte miku i tij Tish Daija.[5] Pas gati tre vitesh shërbimi ushtarak, në fund të 1949 u emërua korrespondent i Shkodrës për gazetën “Zëri i Popullit”. Pas një kohe kaloi instruktor në Komitetin e Rinisë në sektorin e agjitacion-propagandës dhe u emërua drejtor i Klubit të rinisë “Herojtë e Vigut”, ku ishte organizator kryesor i mbrëmjeve rinore. Aktivizohej si konferencier në shfaqet e estradës së Klubit të punëtorëve “Vasil Shanto” dhe nuk ndërpreu veprimtarinë artistike, qoftë në korin e Shtëpisë së Kulturës, si instrumentist e humorist në Radio-Shkodra dhe si aktor ndër shfaqet teatrale.

Pas një debati me sekretarin e parë, për dënim e çuan me punë si elektriçist në fabrikën e fermentimit të duhanit dhe e përjashtuan nga partia. Organizoi grupin artistik të estradës së Fermentimit, me të cilin organizoi edhe një turne në fshatrat e Postrribës dhe të Buzëujit. Nuk kaloi shumë dhe e thirrën në Tiranë, ku i kthyen teserën e partisë. Më 1954 Andrea Skanjeti ndërmori të kultivonte gjininë e estradës dhe kërkoi Banushin si konsulent në hartimin e libretit. Atë vit, grupi amator i Shtëpisë së Kulturës shfaqi premierën e parë me titull “Estrada në penxhere”, muzikë të përgatitur nga Tonin Harapi e Deto Haxhi dhe drejtues orkestre Zef Lekaj.

Në korrik të 1958 u krijua në Shkodër estrada profesioniste, e përfshirë në kuadrin e teatrit “Migjeni” të porsandërtuar, ku Banushi u emërua aktor profesionist.[7] Më 14 nëntor të po atij viti doli premiera e parë e Estradës së Shkodrës me titullin “Reparti i operacionit të zemrës”, ku Tanoja ishte edhe inspektor skene. Më 19 shkurt 1959 u shfaq premiera e dytë “Po ta këndoj kangën me saze”, sipas titullit të një kënge shkodrane, libreti u shkrua nga Paulin Sekuj dhe Banushi. Premiera e tretë u dha më 4 qershor të po atij viti, e titulluar “Pastro kopshtin, bahçevan!”.[8] Më 1962 estrada nisi turnetë në mbarë Shqipërinë, u dekorua me Urdhërin e Punës të klasit I dhe në njëzet vjetorin e saj më 1978 u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I.

Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. Megjithatë, e vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota.

Ndërroi jetë më 7 gusht 1993 pak pas mesnatës i sëmurë prej 6 vitesh nga ceroza.
Nderime
Më 5 mars 1975 iu akordua titulli “Artist i Popullit i Republikës Popullore të Shqipërisë” në Pallatin e Kulturës në Tiranë.


        
 
Next Post

Shën Eleuterus, Papa i parë shqiptar

Fëmijët e prapë të Bllokut Lubonja, Ngjela, Bashkimi e Ladi... që e paguan rëndë "desidencën" e tyre

Ka dhe gjëra që nuk i dini nga jeta e kolosit të skenës dhe ekranit Reshat Arbana

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com