Disa prej kandidatëve me të shkuar të dyshimtë, si ish gjyqtari Gjin Gjoni apo ish- prokurori Arjan Ndoji të larguar nga sistemi prej Vettingut, por edhe ish-gjenerali që i dha tokën e ‘Partizanit’ Berishës dhe Malltezit, Xhemal Gjunkshit. kërkojnë vende në parlament sepse SPAK dhe KQZ nuk veprojnë për të ndaluar kandidime të tilla.
I është kërkuar SPAK dhe GJKKO nga parlamenti që të hetojnë mbi gjyqtarët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Ka ndodhur? Është hetuar kush? Është dënuar kush? S’di. Nuk kam evidenca thonë. Në fakt evidencat jan zero, por dumanët as që guxojnë të merren me shokët dhe kanë guximin të sulmojnë pushtetet e tjera, gjë që iua ndalon Kushtetuta, por nuk iua ndalon deliri i madhështisë që i ka kapur, duke bërë rolin e “showmenëve mwdiatik” falë kritikave me lloqe dhe pa masa represive ligjore për çdo delirant prokuror apo gjyqtarë, sepse sot nga Republika e lekistave vendi është kthyer nën pushtetin e Republikës së Prokurorve shkallabanë dhe të papërgjegjshëm me kapacitet profesional mediokër. /Ekskluzive.al