Plaku i rjedhur Sali Berisha i tmerruar ngae ardhmja e tij dhe e klanit të shërbetorve të tij me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në “Facebook” ka dhënë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2020, me atë të së cilit sulmon kryeministrin Rama duke kujtuar vitin 97′ kur e rrëzuan dhunshëm dhe fal tradhtarit të revolucioni Fatos Nano nuk u dërgua pas hekurave, por u lejua të qëndronte në politik në emër të pajtimit të zi kombëtar.
Por tashmë SPAK nuk ka Nano dhe reziku është i madh. Ndaj Berisha nuk ka uruar, por u ka qarë hallin shqiptarve nëse munda mund ta ndihmojnë të shpëtoi nga pagjumësia, makthi dhe ëndrrat me pranga, gijotina, gjyqtar dhe ndërkombëtar për të larguar Ramën …si bolivianët me një 97-t të dytë, sepse 2020 është e tmerrshme për matufin që kthehet në vëndin e krimit, duke na kujtuar vitin tragjik të shkatërrimit të shtetit dhe Shqipërisë dhe ai, ideatori, akoma nuk ka dhënë llogari.
Postimi i Sali Berishës:
Videomesazh urimi per vitin e Ri 2020! Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem..2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit sic e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te celin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idaelet e tij europiane.
Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne Zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise! Uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjithve ; Gezuar Vitin e Ri 2020!Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR! sb
Publiée par Sali Berisha sur Mardi 31 décembre 2019