Sot shoqeruesi i Gazment Bardhit ka qelluar per vdekje mjekun dhe politikanin lokal të Elbasanit, Pjerin Xhuvani.
Ne vendin e ngjarjes ka shkuar edhe efektivja e ‘Shqiponjave’ e cila mbeti e plagosur në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit, Xhensila Sota.
Sota fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten ne spital, ku eshte vizituar nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Taulant Balla.
Ajo ishte efektivja e parë që shkoi në vendin e ngjarjes pas të shtënave me armë.
Ajo u qëllua me një plumb nga të shtënat me armë në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani.