Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë dështuar në Berlin, në Samitin e sotëm.
E ftuar në emisionin Open, Tahiri është shprehur se Samiti rrëzoi përfundimisht idenë e ndryshimit të kufijve.
Teksa Tahiri fliste per konkluzionet e takimit me Makron dhe Merkel, Alban Dudushi ka ndërhyrë duke e pyetur ish-kryenegociatoren se çfarë kishte bërë ajo pasi kishte qëndruar 7 vite në atë post.
‘Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt’, iu kthye menjëherë Edita Tahiri, ndërkohë Dudushi vazhdoi më tej: ‘Kam kaluar 6 kryeministra unë, do i kaloj edhe disa të tjerë.’
Fatkeqësi për kombin kosovar kur ka akoma në poklitik shpellar dhe injorant si puna e kësaj gru-burrit që në 7 vjet si kryenegocitore e bisedimeve e la Kosovën aty ku është sot, pa asnjë prespektiv europiane dhe e izoluar nga politika pa asnjë aftësi, nga rracë politike mediokre që prodhon vendi.