Gjate fushates, po edhe me pare, Basha, Mona, e gjithe opozita iu drejtuan popullit, si sovrani qe vendos, te marr ne dore fatet e tij. Presidenti kercenonte kedo me popullin e 2 marsit, me sovranin e pamposhtur dhe e krahasoi me shqiponjat.
I shpjeguan ketij populli programin e tyre, i qan hallin se po vuan nen regjimin e Rames, se eshte varferuar, se ka mbetur jashte dyerve te Evropes, se perdhunohet nga krimi i organizuar, se paguan per oligarket, se ka nje qeverisje te korruptuar e te inkriminuar. I bene biografine publike dhe kryeminstrit. Deri ne mitingjet e fundit i kujtuan popullit te pakenaqur te shkoje ne kutite e votimit dhe te shpreh vullnetin e tij per ndryshim. Pa harruar te shprehnin besimin e tyre, se ky eshte nje popull i mrekullueshem, qe gjithmone ka gjykuar me mençuri.
Populli i degjoi mire dhe te dielen votoi Ramen dhe socialistet. Shprehu vullnetin e tij, sipas kerkeses se opozitareve.
Dy dite pas perfundimit te zgjedhjeve, kur u shpall rezultati dhe socialistet fituan bindshem, te njejtet personazhe te politikes, filluan te quanin kete popull legen dhe matrapaz. Sepse e akuzuan qe ka shitur voten te milionat qe hodhi Rama. Dhe nje popull qe shitet e blihet, nuj mund te jete sovrani, apo shqiponje, po thjeshte nje matrapaz e legen.
Tani duhet ta ndajne mendjen: pse para votimit ky popull qenka i mençur dhe sovran dhe pas zgjedhjeve, pasi i ka ndedhkuar me vote, qenka i papergjegjshem dhe budalla?
Se cili eshte budalla ketu, kuptohet, por kjo histori 30-vjeçare me kete popull, duhet te marre fund. Se nuk te beson ty, kjo nuk do te thote qe populli nuk eshte i mençur. Madje eshte me teper i zgjuar, se te gjithe politikanet te marre se bashku…(N.Dervishi)