Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka hedhur akuza të rënda përmes një postimi në platformën “X”, duke pretenduar se kreu i mafias shqiptare të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, i arrestuar më 26 maj në Abu Dhabi, ka tentuar ta vrasë.
Sipas Petro, rrjeti mafioz, i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi. Nga ana tjetër ai shkon edhe më tej, duke e lidhur këtë grup me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në vitin 2022, ngjarje që tronditi rajonin.
“Kjo quhet bordi i narkotrafikut, me seli në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventura-s. Janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin autorët intelektualë të vrasje s brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses.”-shkruan Petro