Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor.
“Vrasje me dashje” ka vendosur organi i akuzës për policin i cili rrezikon deri në 20 vite burg.
Ndryshimi i akuzës ka ndodhur pasi Prokuroria thotë që ka marrë prova të reja që tregojnë momentin e vrasjes së Klodian Rashës.
Ndërkohë më parë akuza që rëndonte mbi Hajdarajn ishte ajo e “tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes” me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.