Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca foli rreth protestës së opozitës që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Soreca nga studio e lajmeve në “Ora Neës” bëri apel për një protestë të paqshme.
“Së pari dua të them që respektoj të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë të lirë. Për këtë arsye uroj atyre që duan të shprehin qëndrimin e tyre nesër, shpresoj ta bëjnë në një mënyrë të duhur dhe të paqme. Këtë e kam ritheksuar shumë herë përpara protestave të rëndësishme”,-tha Soreca.
Më tej ambasadori i BE-së deklaroi se shpreson që opozita të reflektojë për afatet kohore të zgjedhjeve që do të mbahen me 30 Qershor duke hedhur poshtë deklaratat e përfaqsuesve të opozitës për moszhvillimin e zgjedhjeve lokale.
“Është e rëndësishme që opozita të shprehë pakënaqësinë e saj, por shpresoj shumë që kjo protestë të mbesë tek kufijtë e të paqmes dhe disa mësime të nxirren nga ato gjëra që do të mund të ndodhin nesër dhe të ketë një reflektim për të menduar se afatet kohore po kalojnë dhe që zgjedhësit që i qëndrojnë afër partive politike të merren në konsideratë në lidhje me zgjedhjet që do të ndodhin për një muaj e gjysmë”,-deklaroi Soreca.