1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS nis punën në prapaskenë për ligjin anti-shpifje! Ngrihet grup i posaçëm: BE dhe KiE monitorim draftit të ri

September 24, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Partia Socialiste ka nisur punën në prapaskenë për paketën anti-shpifje, e cila është kritikuar aq shumë jo vetëm nga aktorët vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Kritikat e shumta kanë bërë që mazhoranca të tërhiqej nga miratimi gjatë sesionit të kaluar dhe të fokusohet tek përmirësimi i draftit.

Për këtë, mazhoranca qeverisëse ka ngritur një grup pune të posaçëm për përmirësimit e draftit, ku pjesë e këtij grupi janë deputetet Mirela Kumbaro dhe Klotilda Ferhati. Por angazhimi i ndërkombëtarëve në hartimin e këtij drafti është maksimal. Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës po monitorojnë çdo hap për hartimin e tij.

Deri më tani, Partia Socialiste ende nuk ka bërë të ditur asnjë ndërhyrje që po hartohet në draftin e ri. Por pas kritikave të shumta që kanë marrë, pritet që drafti i ri të përmbajë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili dërgoi opinionin e vet pak kohë më parë. Ndonëse po punohet në bashkëpunim me ekspertë të BE dhe KiE, mazhoranca nuk ka një afat se kur do përmbyllet pasi kërkohet që në finale dokumenti të jetë i dakordësuar me të gjithë aktorët.

Por një fakt të tillë e pranoi ditën e djeshme kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit Europian, Balla u shpreh se po punojnë në Kuvend për kthimin e amendamenteve në legjislacion. Sipas numrit dy të socialistëve, puna e këtij draftit po monitorohet nga ndërkombëtarët dhe sipas tij nuk do të ketë një draft final pa marrë dakordësinë nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian. “Është një proces që vijon të përfshijë Këshillin e Europës,

Komisionin Europian dhe padyshim që në një moment do të përfshihet dhe OSBE që ka qenë partneri i parë. Pasi të ketë një dakordësi amendamentet mund të marrin rrugën e diskutimit në Kuvendin e Shqipërisë”, tha kreu i grupit socialist Taulant Balla. Pra duket qartë se kundërshtitë e ndërkombëtarëve bënë që mazhoranca qeverisëse të reflektonte dhe të bënte hapa mbrapa sa i takon paketës anti-shpifje.

Ja kundërshtitë e Metës

Por edhe faktorët vendas kanë pasur ndikimin e tyre. Më herët, presidenti Meta ka kërkuar nga mazhoranca që të reflektojë sa më shpejt lidhur me këtë paketë, që ajo të mos kthehet në një tjetër pengesë për Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Në kohën kur Shqipëria ndodhet në prag të publikimit të raportit nga Komisioni Europian e në pritje të një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Balla ka kërkuar përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE-së në mars të këtij viti, që duhet të jenë sipas tij, një udhërrëfyes për të gjitha institucionet.

Por shqetësimeve ndërkombëtare edhe atyre të brendshme mbi paketën anti-shpifje iu ka dhënë zë ditën e djeshme edhe Presidenti i Republikës, që e çoi çështjen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ilda Zhulali, Këshilltare për Integrimin Evropian, pranë Presidencës, kërkoi që opinion i Venecias të respektohet dhe procesi të jetë transparent.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme, në këtë fazë dhe për vetë jehonën e madhe ndërkombëtare që ka pasur çështja që të ketë transparencë më të madhe me publikun shqiptar, grupet e interesit dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë proces, për të respektuar një më një të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias”, u shpreh Zhulali.
SHKRUAR NGA ELISJEDA KIKO


        
 
Next Post

Deputeti i opozitës thirrje të fortë kryetarit të parlamentit: Të mos humbasim kohë për ... Ruçi e mbështet. Ja porosia e prerë që dërgon për Ballën

PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, kush është emri i rëndësishëm që mungon

Saimir Vishaj: Të shkarkuarit nga vetingu po pastrojnë paratë me studio avokatie, të rrinë 15 vjet larg sistemit të drejtësisë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com