LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat të Fatos Nanos dhe socialistëve, së fundi ka marrë “shpatën” e forcës politike që ka denoncuar aferën e inceneratorëve dhe për këtë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Politikë, si gjithmonë. E në Shqipëri kot nuk thonë se politika është k*rvë. Si vetë LSI-ja.
Por, le ta shohim në thelb dhe detaj më detaj atë që theksuam më lart. LSI, Lëvizja Socialiste për Inceneratorët.
Ilir Meta në 1 prill të vitit 2013 braktisi Berishën, pasi e kishte mbajtur atë në Qeveri në 2009-ën, sërish për inat të socialistëve dhe Edi Ramës.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Por, këtë herë pasi hëngri ngjalat bashkë me Ramën, mbështet socialistët dhe i sjell në pushtet.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Merr Ministrinë e Mjedisit, dhe në këtë institucion, nga viti 2013 deri në vitin 2017, firmosën nga ministri përkatës i LSI-së, zoti Lefter Koka, tri kontratat koncesionare të inceneratorëve. Të Elbasanit në dhjetor të vitit 2014, të Fierit më pas dhe në 2017-ën, finalizohet me Tiranën.
Të tria kontratat koncesionare janë të firmosura nga një ministër i LSI-së dhe një sekretar i përgjithshëm i LSI-së, si Alqi Bllako. Të dy ndodhen pas hekurave, edhe pse pretendojnë se nuk kanë shkelur ligjin.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Gjithsesi, politikisht kanë qenë përfaqësues të LSI-së.
Nga 2013 deri në 2017, edhe pse mediat kanë shkruar, portalet raportonin, por televizionet heshtnin, heshtte edhe LSI-ja, heshtte edhe Ilir Meta, edhe Monika Kryemadhi.
Kështu heshtën edhe në 2018-ën. Kështu heshtën edhe në 2019-ën. Heshtja e tyre ishte e gjatë.
Por, më pas diçka ndodhi.
Thonë se deri në atë kohë, paguhej apo ka pasur përfitime nga paratë e kompanive të inceneratorëve, që vinin nga skandalet e denoncuara së fundi. Po, askush nuk mund ta mohojë se me paratë e kompanive të inceneratorëve, kandidatë të LSI-së kanë bërë fushatë në vitin 2017. Ndoshta edhe në 2021-shin.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Çfarë ndodhi në 2019-ën?
Në vitin 2019 ish-ministri Koka nuk pranoi të digjte mandatin. Atëherë LSI-ja u tërbua. Alqi Bllako kaloi te LSI-ja. Atëherë LSI u tërbua edhe më keq, sepse e kishte mbajtur Bllakon vetë Ilir Meta, si sekretar në Presidencë.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Pra, gjithçka shkonte përtej Partisë Socialiste. Ishte LSI-ja, forca politike që kishte drejtuar ministrinë ku dolën inceneratorët, ishte LSI-ja që kishte heshtur, si mediat e korruptuara nga inceneratorët, ishte LSI-ja, që sekretarin e përgjithshëm të Lefter Kokës e kishte mbajtur në Presidencë. Pra, e kishte mbajtur vetë Ilir Meta.
Këto janë fakte.
LSI foli në 2020-ën, atëherë kur gjithçka ishte bërë publike nga “BIRN”, CNA.al, apo “TPZ”.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi heshtën atëherë kur kishte skandale inceneratorësh, aferash. Kur kishte denoncime mediatike, LSI-ja heshtte. Ishte LSI-ja që kishte sjellë PS-në dhe Rilindjen në pushtet e merrte llokmat e saj nga korrupsioni i pushtetit.
Dhe sot denoncon. Flet me zë të lartë e thotë se “ka përgjegjësi Qeveria”.
Po LSI-ja që e solli në pushtet nuk ka përgjegjësi?
Sepse është kjo LSI që solli Ramën në pushtet.
A nuk ka përgjegjësi LSI-ja për aferën e inceneratorëve kur ka pasur ministrat dhe drejtuesit e saj?
A nuk ka përgjegjësi LSI-ja, dhe moral politik për faktin se heshti për të paktën gjashtë vite e më tepër për aferën e inceneratorëve.
Pse LSI-ja është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët
Por, foli ndoshta atëherë kur nuk po merrte më para nga inceneratorët. Foli atëherë kur u nda nga “nyja”, ku ishte lidhur me këtë korrupsion, me të paktën 480 milionë euro kontratë koncesionare, por vlera e të cilit mund të shkojë shumë herë më tepër.
Prandaj, LSI më shumë sesa një forcë politike e moralshme për aferën e inceneratorëve, është Lëvizja Socialiste për Inceneratorët. Atje ku u gatuan, u firmosën dhe u shpërndanë para korruptive në politikë dhe në media, nga kontratat koncesionare të inceneratorëve, e cila mund të quhet edhe si afera korruptive e shekullit. Ku LSI është strumbullari. Pa përjashtuar përgjegjësit e tjerë. Por, kur hajduti bërtet kapeni hajdutin, nuk mund të thuash gjë tjetër, veçse Lëvizja Socialiste për Inceneratorët është thjesht dhe vetëm hajduti mes hajdutëve./CNA.al