Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një tjetër histori problemi të zgjidhur me anë të platformës së bashkëqeverisjes.
Qytetari Albert Karaj kishte shkruajtur në platformë për të rindërtuar urën e prishur që lidh fshatrat Vesqi, Parret, Shënkoll dhe Vrap me shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Greça” në fshatin Koçaj.
Pas marrjes së mesazhit, qeveria filloi brenda pak ditësh rindërtimin e urës, e cila është akoma në fazën e punimeve.
“MIRËMËNGJES
dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos.