Media greke Protothema e ka quajtur “zhvillim shumë të rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri” qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama që kryebashkiaku Jorgo Goro të mos qendrojë më në detyrë pasi humbi zgjedhjet.
Protohema nënvizon se “gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj. për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri përshkallëzohet.
“Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri shënohet sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Rama, Jorgo Goros nuk ka legjitimitet ushtrojnë detyrën”, shkruan Protothema.
“Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj, për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë ndërkohë që çështja Beleri përshkallëzohet”, vijon gazeta greke.
Më konkretisht, në postimin e tij Rama përmend në pikën 3:
“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”.
Postimi në fjalë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina, në vazhdën e bisedës së fundit mes dy liderëve.
Brazil Takes Controversial Step Toward Repaving a Highway Through the Rainforest
Keep Watching
“Pranimi i arsyetimit të vendimit nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor në pritje, nënvizojnë burime kompetente që e perceptojnë postimin publik të zotit Rama, si një hap para, në përpjekje për të zbutur krizën e frikshme diplomatike”, shkruan gazeta greke.