Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Gjatë konferencës për shtyp një nga gazetarët pyeti ministren suedeze për qëndrimin e Suedisë për ligjin e medias dhe azilkërkuesit atje.
“Ka patur disa kërkesa të pabazuara për azil, por është e drejta ndërkombëtare që jep të drejtën për azil. Suedia është mbrojtëse e lirisë së mediave. Qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët”, u shpreh ajo.
Por kryeministri Edi Rama, nuk e pranoi pyetjen, duke korrigjuar gazetaren e cila në prezantim tha se “raporti i OSBE vuri në dukje ligjin për mediat”, duke i thënë se “si gazetare, mos gabo me një ministër të Jashtëm OSBE-në me Bashkimin Evropian”.
“Ligji do të kalojë jo për tu mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe ata që janë pre e sulmeve të kenë mundësi të mbrohen”, u shpreh Rama.