Kreu i qeverisë Edi Rama priti në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama teksa ka ndarë foto nga takimi.
Ky takim erdhi pak minuta pas atij në Presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne.