Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të stërvitjes së NATO “Defender 25” që po zhvillohet në Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo stërvitje ndërkombëtare, është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.
“Mirëmëngjes dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25″, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.