1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama paralajmëron furtunë! Brukseli kërkon “kokat” e 83 gjyqtarëve dhe prokurorëve: SPAK dy muaj afat për të nisur hetimet ndaj të ngelurve në veting

February 4, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga RIGELS SELIMAN

SPAK pritet që t’iu prishë qetësinë gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting. Janë plot 83 emra të shkarkuar nga detyra gjatë dy viteve të fundit, por të gjithë vijojnë t’i gëzojnë pronat miliona dollarëshe. Gjermania në tetor të vitit që lamë pas kërkoi që të ketë hetime për prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting, por asgjë nuk është bërë deri më tani. Mirëpo tashmë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është ngritur dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po ngrihet, situata pritet të ndryshojë.

Rama paralajmëron furtunë
Ishte kryeministri Edi Rama, i cili zbuloi dje se shumë shpejt SPAK do të nisë hetimet për të ngelurit në veting. Duke folur gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i pari i qeverisë shqiptare bëri me dije se në takimin me zyrtarin e lartë ka folur për paketën anti-KÇK, nismë kjo që sipas tij, mbështetet shumë nga PE. Në këtë kontekst, Rama paralajmëroi furtunë për bosët e krimit dhe gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, ndërsa shtoi se kjo kategori që nuk justifikon pasurinë do të japë llogari përpara SPAK-ut. Sipas tij, kushdo që nuk justifikon pasurinë do shkojë për ndjekje penale. “Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosdoshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vetingu qoftë kjo janë dardhë që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë. Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet e atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë”, deklaroi Rama.

SPAK dy muaj afat për të nisur hetimet
Kështu, duke qenë se organet kryesore që do të hetojnë zyrtarët e korruptuar janë thuajse gati, mbeten dy muaj e pak kohë që 83 gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting të japin llogari para SPAK. Kështu, meqenëse hetimin e të ngelurve në veting e kërkon edhe Bundestagu gjerman, si një nga nëntë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria, gjasat janë që kjo gjë të ndodhë dhe të nisë goditja ndaj kësaj kategorie që nga muaji tjetër. Pra, në kushtet kur Brukseli kërkon “kokat” e 83 gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, SPAK-ut i mbetet vetëm dy muaj afat për të nisur hetimet ndaj të ngelurve në veting. Kjo pasi në maj mbahet Samiti i Zagrebit dhe për të pasur sa më shumë siguri, në mënyrë që Shqipërisë t’i çelen negociatat me Bashkimin Europian, nisja e hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë duhet të nisë që në maj. Thënë ndryshe, SPAK ka dy muaj afat për të nisur hetimet dhe për të dëshmuar se situata në Shqipëri ka ndryshuar, ku pushtetarët e korruptuar nuk janë më imunë para ligjit.

Ja sa burg rrezikojnë të ngelurit në veting
Por nga një verifikim i bërë nga gazeta, tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e 83 gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar, që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga SPAK. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.


        
 
Next Post

Irritim qytetar për takimet e ambasadores së SHBA me Metën, Ruçin dhe politikanët e tjerë: Kërkohet të arrestohen dhe t’u sekuestrohet pasuria

Vazhdon paga për 200 deputetë! Deputetët e PD dhe LSI marrin miliona pa asnjë ligj kur deputeti djeg mandatin

Turp kush e propozoi zengjinen me vila që kakarit si avokate vetëm për tutorët e saj politik e asnjëherë për popullin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com