Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për listat sipas modelit të Partisë Socialiste. Rama ka sulmuar partitë e vogla, që sipas tij janë grupe sh.antazhiere që vijnë në parlament vetëm për të kapur një ministri.
“Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat, nuk merrni vota as me lista të hapura dhe as me lista të mbyllura, sepse i kujtoni shqiptarët budallenj.
Nuk keni shans të konkurroni partinë socialiste. Listat janë të hapura. Në emrin tuaj flet lartmadhënia e tij dhe unë e dëgjoj me shumë respekt. Nuk mbaj përgjegjësi për iluzionet tuaja, unë mbaj përgjegjësi për standardin që ka ligji.
Ne nuk kemi shpikur asnjë model. Çdokush që do hyjë në listë ka mundësinë të zgjidhet dhe patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as partia demokratike, nuk është asnjë fugon i shpikur dhe asnjë tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD.
PS është familje politike ku ka rregulla. Ka për detyrë të rednisë të gjithë skuadrën e vet bashkë me rezervat. Nga kush do marrë kosto personale, nga kush, me cilat mjete të dh.unshme, apo me ato a.rmët që do rrëmbeheshin në 2017?!
Partitë e vogla janë grupe sh.antazhierësh, partitë e vogla janë parti p.engmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari të atij që ka vulën, por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë që nuk pengohen”, tha Rama në Kuvend.