Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme sistemin e aplikimi EITAS që BE ka vendosur, duke deklaruar se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Rama tha se vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen online për të marrë konfirmimin që mund të hyjnë lirshëm në BE.
“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar.
Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër t.errorizmit, k.rimit të organizuar dhe k.ërcënimeve shëndetësore????????
#ViniMaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes”, shkruan Rama.