Pas publikimit të raportit të OSBE ku rrëzoheshin pretendimet e Trump për vjedhje votash ka ironizuar juristi Kreshnik Spahiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Rama si kryetar i OSBE-së po vlerëson zgjedhjet në SHBA, madje po nxjerr në “pension” Donald Trump-in, dhe vetë po vazhdon rrugën dhe karrierën e tij në politikë.
Sipas raportit të OSBE, vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve dolën me konkluzionin se nuk ka pasur probleme sistematike apo manipulime nga asnjëra parti gjatë votimeve amerikane.