Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme brenda Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë deklaron se ai nuk ka asnjë lidhje me kacafytjen e dy kufomave politike.
Rama ka shprehur qartë se me këtë “përplasje” mes dy palëve, atë të Bashës dhe Berishës, nuk do të përfshihet as Policia e Shtetit.
Postimi i Ramës:
Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.
Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!