Tashmë çdo gjë është e qartë; njerëzit e grupit propagandues të Sali Berishës po bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur kundër Edi Ramës.
Një nga mbështetësit mediatik të Berishës, ka deklaruar hapur se “ky duhet shkulur nga ajo zyre, me Amendamentin e dyte te Kushtetutes amerikane…”.
Dihet se Amendamenti i Dytë i Kushtetutës së SHBA thekson se qytetarët kanë të drejtën e mbajtjes së armës.
Përmendja e armës, duket se është një logjikë që përsëritet herë pas here nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Berisha e ka bërë deklaratën në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 2016, ndërsa një vit më pas në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, këtë deklaratë e bëri Ilir Meta, i sapozgjedhur president i Republikës.
Reagimi i ashpër erdhi pas vendimit të Qeverisë për t’i dhënë ndihmë ekonomike familjes së Klodian Rashës, vendim të cilin mund ta kontestojë politikisht edhe në gjykatë opozita.
Sipas gjasave, Berisha këtë thirrje do ta rinovojë edhe sonte në televizionin e familjes së tij, për një kryengritje pa kthim.
Ka mbetur vetëm taktika e kësaj kryengritje; do të jetë e hapur apo guerrile, apo e kombinuar.
Që mund të ketë disa mundësi, të njohura prej vitesh në Shqipëri, që nga prishja e shtyllave të tensionit, e deri tek akte të ngjashme, por që në bazë kanë dhunën.
E cila vjen si thirrje politike, si sllogan elektoral i një grupi që nuk dëshiron të përballet në zgjedhje.
Grup, i cili nuk është përballur në zgjedhje që nga viti 2017, por ka dashur vetëm marrëveshje në tavolinë përpara hyrjes në betejën elektorale.
Marrëveshje që në vitin 2017, Lulzim Basha e arriti, por më pas tha që nuk do ta përsërisë më.
Nga ana tjetër Edi Rama tha që kjo është marrëveshja e fundit për të zgjidhur problemet përpara zgjedhjeve.
Mjaft personazhe politike të lidhur me opozitën përmendin vitin 1997, por realisht nuk është ai rast dhe ai vend.
Shqipëria është anëtar i NATO-s, vendim që u mor më shumë nga vullneti i partnerëve sesa nga një plotësim standardesh.
E në një vend të NATO-s, sipas të gjithë precedentëve dhe logjikës, pushteti nuk vjen nga dhuna, ndryshimi nuk vjen nga arma; i vetmi element janë zgjedhjet.
E kush nuk hyn në zgjedhje, është një organizatë jashtë politikës; fiks si Matthew Palmer, zyrtar i lartë i DASH paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se si mund të cilësohen partitë që ata drejtojnë nëse i drejtohen dhunës.
Përmendja e armës? Pastaj kjo nuk është argument; ngjan vetëm me ata anëtarë të ISIS në videot që shpërndante organizata terroriste në shqip se “ditë më të zeza do të vijnë”….
TemA