Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Lushnje, prej nga bëri dhe prezantimin e kandidatit për deputet, Etnor Krakulli.
Kryemadhi, u ndal tek një nga 5 pikat që janë prioritet për LSI-në, bujqësinë dhe blegtorinë.
Ajo theksoi se do të kujdesen për bujqit dhe blegtorët, duke i ofruar ndihmesë në mënyrë që qytetari shqiptar të mos ushqehet me ushqimet e importit që janë më të lira, por pa cilësi, po të ushqehen me produktet vendase që sipas saj janë “bio”.
Ne fjalen e saj, kryetarja e LSI ka marre zotimin se Lushnja do te kthehet ne rekordet e dikurshme te prodhimit te qumeshtit dhe kur ishte hambar i Shqiperise per prodhimin e dritherave.
Kjo kohe perkon me rekordet e atehershme te Lenka Çukos, rezultate qe e katapultuan si sekretare e KQ te PPSH, si perfaqesuese e shquar e “kllases punetore dhe fshatarsise kooperativiste”.
Deklarata e plote:
Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë dhe me kartën e fermerit që kemi një nga pesë prioritetet tona.
Kjo ka të bëj me çështjen e plehrave kimike. Ne themi që duhet të konsumojmë produktet tona, por me politikat që ka ndjekur qeveria produktet tona vendëse janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë prodhimet e huaja.
Ajo që ne kemi theksuar është që ne i kthehemi prodhimet made in Albania që kanë një efekt të drejtpërdrejtë. Të gjithë duan produkte bio, por për arsye të varfërisë shqiptarët blenë produkte importi sepse janë më të lira.
Por pse janë? Sepse qeveria subvencionon importin, ndërsa prodhimet tona i shkatërron. Ne e dimë shumë mirë se sa fabrika qumështi janë mbyllur në Lushnje.
Ndodh që hyrja e qumështit nga Maqedonia, Kroacia, kanë përmbytur tregun, ndërsa qumështi ynë derdhet në rrugë, sepse nuk ka shitje.
Ne mendojmë se duhet të subvencionojmë edhe në bujqësi. Ai është një nga profesionet më të vështira, nuk gjejmë të rinj dhe të reja të punojnë në serra sepse nuk paguhen.
Ndërsa ikin dhe punojnë në Greqi dhe Itali sepse paguhen. Prandaj duhet të mbështesim bujqësinë, duke i dhënë krahë pune dhe të krijojmë mbushjen e prodhimeve vendase në tregje, por edhe të ushqejmë më shëndetshëm shqiptarët.
Angazhimi ynë është i drejtpërdrejtë sepse e mbajmë fjalën. Nuk është problemi tek vota më 25 prill, por të na japi mundësinë të përmbushim objektivat që Lushnja të kthehet në hambarin e bujqësisë, siç ka qenë dikur